KOMUNIKATË PËR MEDIA – Administrata e Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi

 

“Është shumë më rëndësi që ky bashkëpunim të finalizohet dhe të respektojmë të dyja palët atë që është cekur në Marrëveshjen e Mirëkuptimit. Ne edhe në të kaluarën kemi pas bashkëpunim me ATK-në, por kjo marrëveshje formalizon edhe në kuptimin juridik kontributin që japin të dyja institucionet”, tha z. Krasniqi.

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti pohoi se ATK-ja në vazhdimësi kanë pranuar informacione statistikore nga ASK-ja, të cilat informacione i ka shfrytëzuar ATK-ja.

“Si Administratë Tatimore, jemi në gjendje me prodhuar një numër të madh të informacioneve, që janë të rëndësishme, jo vetëm për Agjencionin e Statistikave, por për shumë agjencione tjera”, tha z. Haliti dhe shtoi se në dy vitet e fundit, në baza reale ditore përpunojnë informacione të ndryshme.

Në Marrëveshjen e Mirëkuptimit, mes tjerash, parashihet rregullimi dhe përcaktimi i procedurave për shkëmbimin e të dhënave dhe po ashtu, krijohen lehtësirat e nevojshme administrative për bashkëpunim insitucional në mes të dy institucioneve.