KOMUNIKATË PËR MEDIA – Administrata Tatimore dhe Doganore kanë diskutuar rreth zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për lirimet doganore për prodhuesit

Publikuar më December 7, 2017 08:20

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim përfaqësues nga Dogana e Kosovës për të diskutuar rreth zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për lirimet doganore për prodhuesit.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe kërkesat e vendimeve dhe procedurat, të cilat duhet të zbatohen nga Dogana dhe Administrata Tatimore, për të lehtësuar procedurat e importimit dhe për të përkrahur biznesin, gjatë procedurave doganore dhe tatimore.

Drejtori Imeri, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimin e drejtë të vendimeve të Qeverisë, që kanë për qëllim përkrahjen e sektorit të prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.