KOMUNIKATË PËR MEDIA – Administrata Tatimore e Kosovës dhe Fondi për Sigurime Shëndetësore kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Fondi për Sigurime Shëndetësore kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e të dhënave që institucionet posedojnë, si dhe me qëllim të identifikimit të personave fizik dhe juridikë që paguajnë tatimet.  Po ashtu, kjo marrëveshje obligon palët që të bëjnë unifikimin e të dhënave personale.

Marrëveshja në fjalë fillon së zbatuari nga data e nënshkrimit.