(sq)

Sigurisht se sukseset e vazhdueshme bazohen në baza të shëndosha të ndërtuara vit pas viti dhe punë të zellshme të stafit të ATK-së. Duke ofruar shërbime sa më të mira dhe duke krijuar barazi për të gjithë tatimpaguesit.

Përkundër vështirësive që sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin  e saj, në ngritjen e përmbushjes vullnetare duke respektuar kornizat ligjore.

Ky trend është arritur fal punës së palodhshme të stafit të ATK-së, të cilët gjatë gjithë vitit paraprak kanë punuar në ngritjen e kapaciteteve  vepruese, zhvillimin e projekteve të reja, grumbullimin dhe përpunimin e informatave, rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve si  dhe ofrimin e lehtësirave  tjera për kryerjen e obligimeve  tatimore  në mënyrë vullnetare .

ATK-ja, në vazhdimësi do të bëj përpjekje në ngritjen e  përmbushjes vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.

 Administrata Tatimore e Kosovës