KOMUNIKATË PËR MEDIA – Administrata Tatimore e Kosovës, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Raiffesen BANK KOSOVA J.S.C

Publikuar më November 17, 2016 15:45

dsc_0003Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri dhe Drejtori Ekzekutiv nga Raiffeisen Bank Kosova J.S.C, Robert Wright së bashku me Drejtorin e Departamentit Ligjor, Ilir Tahiri, sot nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për lehtësimin e komunikimit, rritjen e efikasitetit dhe ofrimin e informatave të palëve të treta për ATK nga RBKO.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje është që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional të lehtësohet komunikimi, të rritet efikasiteti në ofrimin e informatave për palët e treta nga ana e RBKO-së për ATK-në, në përputhje me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Kjo Marrëveshje aplikohet vetëm për komunikimet elektronike në mes ATK-së dhe RBKO-së, gjegjësishtdsc_0037 për parashtrimin e kërkesave të ATK-së dhe ofrimin e informatave për palët e treta përmes postës elektronike nga ana e RBKO për ATK.

Kjo marrëveshje nuk aplikohet për komunikimet tjera që parashihen me ligjet e  aplikueshme në Kosovë.

Kjo Marrëveshje hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit të palëve.