Komunikatë për media – Administrata Tatimore e Kosovës, verifikon stoqet dhe mallrat pa prejardhje.

Publikuar më February 8, 2011 14:47

Prishtinë – 08.02.2011  Administrata Tatimore e Kosovës – Departamenti i Operacioneve, gjatë muajit Janar ka zhvilluar aktivitete të shumta, sipas planit operativ 2011.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është: Komunikimi me tatimpagues me qëllim të informimit me të drejtat dhe obligimet e tyre, verifikimi i stoqeve dhe mallit pa prejardhje, regjistrimi i stoqeve, trajtimi i bizneseve me gjendje kreditore të vazhdueshëm në TVSH, trajtimi i bizneseve që janë në humbje të vazhdueshme, dhe vizita te bizneset e Lojërave të Fatit.

Përveç këtyre aktiviteteve ATK-ja, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aktivitete të përbashkëta në disa pika të ndryshme në territorin e Kosovës, me qëllim të verifikimit të dokumentacionit mbi origjinën e mallit dhe destinacionin e tij.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve të përbashkëta me Policinë e Kosovës, janë ndaluar për verifikim, në rrugë 1329 mjete të ndryshme të transportit të mallrave, si dhe  janë lëshuar 223 gjoba, për shkak të pa rregullsisë së dokumentacionit.

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të përcjelljes së mesazhit tek tatimpaguesit, se ATK-ja, do të kontrollon dokumentacionin mbi prejardhjen dhe destinacionin e mallit, brenda territorit të Republikës së Kosovës.