Komunikatë për Media – Administrata Tatimore e Kosovës, verifikon stoqet e deklaruar

Publikuar më February 3, 2011 07:37

Prishtinë- 02.02.2011, Administrata Tatimore e Kosovës, – Njësia e Kontrollit Special, ka ndërmarrë aktivitetet e radhës, me qëllim të verifikimit të stoqeve te tatimpaguesit që merren me tregtimin e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Aktiviteti i ndërmarr me datë: 02.02.2011, ka për qëllim zbatimin e nenit 13 të Ligjit Nr. 03/L-222  “ Mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat “ për  regjistrimin e mallrave. Regjistrimi i stoqeve sipas këtij neni, duhet të përfundojë para, ose me datën 10 Janar të vitit vijues.

Aktivitetet janë pjesë e strategjisë së ATK-së, në parandalimin e ekonomisë joformale, gjithashtu, planifikohet që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Administrata Tatimore e Kosovës