KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së Sakip Imeri, u takua me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Tatimeve të Kroacisë

Publikuar më February 23, 2017 15:58

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, ku sot është takuar me zv. Ministrin e Financave, njëkohësisht Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve të Kroacisë, z. Zdravko Zrinušić.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy administratave tatimore, si dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi përmes këmbimit të përvojave duke mundësuar ngritjen e kapaciteteve në fusha të veçanta si: platforma digjitale e fiskalizimit dhe sistemi i monitorimit online të Lojërave të Fatit, transferi i çmimeve, trajtimi i borxheve të këqija dhe fondit rezervë të institucioneve bankare.

Pas këtij takimi z. Imeri vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, ku u prit nga përfaqësuesit e
ambasadës.