KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aksione shtesë në veprimtaritë e Lojërave të Fatit

Publikuar më December 12, 2013 08:14

Administrata Tatimore e Kosovës përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit pas hyrjes në fuqi të Ligjit 04/L-080 si dhe udhëzimit administrativ ( NR 3/2013)  të këtij ligji është duke ndërmarr të gjitha masat për ndalim  hapjes  pikave të lojërave të fatit në afërsi të objekteve edukativo-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale.

ATK, bazuar në rekomandimet e Komisionit per Buxhet dhe Financa ka hartuar një plan të veçante të veprimit, mbështetur në këtë plan po ndërmerren të gjitha veprimet ligjore për lokalet e lojërave të fatit të cilat gjinden në afërsi të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike fetare dhe të pronës komunale dhe se nuk do te lejohet asnjë operim i kësaj veprimtarie i cili është në kundërshtim me dispozitat ligjore të nenit 66 të Ligjit 04/L-080. Bashkëpunim me Doganat e Kosovës është duke u zhvilluar ne baza të rregullat për trajtimin e këtyre subjekteve dhe si rezultat i arritur janë konfiskuar mijëra aparat të lojërave te fatit .

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë rreth 864 vizita te bizneset e lojërave të fatit duke  përfshirë vizitat vëzhguese, përmbushëse dhe të tjera për aktivitetet e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, njëkohësisht.

ATK-ja ka njoftuar te  gjitha bizneset e lojërave të fatit se ato biznese të cilat kanë pika në afërsi të objekteve edukativo-arsimore dhe institucioneve kulturore në kohën sa më të shpejt duhet të zhvendosen apo te mbyllen.

Aktiviteti vazhdon dhe deri më tani  ATK-ja ka bërë mbylljen e 11  pikave të cilat ishin në afërsi të këtyre institucioneve në Regjionin e Prishtinës, deri tani refuzuar mbi 30 kërkesa për zgjerim aktiviteti për shkak të largësisë me objektet edukativo-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale dhe ka marrë masa ndëshkuese te bizneset  duke lëshuar 56 gjoba të cilat nuk iu kanë përmbajtur Ligjit Nr.04/L-080 per lojërat e fatit  dhe njoftimeve të ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës do te ndërmerr te gjitha veprimet ligjore që të gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë, ashtu siç parasheh legjislacioni tatimor.