KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aktivitetet me trende pozitive, risitë dhe përkushtimi ndaj tatimpaguesve shënojnë sukseset e ATK-se ne tremujorin e pare 2015

Publikuar më April 3, 2015 16:05

ImageInfrastruktura e mirë ligjore, ngritja e kapaciteteve vepruese, zhvillimi i projekteve të reja dhe rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve si  dhe ofrimin e lehtësirave  tjera për kryerjen e obligimeve  tatimore  në mënyrë vullnetare, janë faktorët kryesor të cilët janë duke ndihmuar vazhdimisht mbledhjen e të hyrave për qëndrueshmërinë e buxhetit të Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës në tremujorin e parë të këtij viti, ka grumbulluar të hyra në vlerë prej 84 mil euro,apo 12% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.

Me këtë trend të të hyrave, ATK është në rrugë të mirë për realizimin e objektivave operative dhe strategjike.

Përgjatë këtij tremujori, ATK-ja ka zhvilluar aktivitete mjaft të rëndësishme të cilat kanë rol të veçantë në realizimin e misionit dhe vizionit të saj si një administratë moderne. Gjatë muajit mars është funksionalizuar Sistemi i Ri Elektronik Tatimor EDI, i cili është më i avancuar, më i përshtatshëm për aplikim në të cilin janë përfshirë veçori të reja, të cilat do të lehtësojnë deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

Administrata Tatimore ka vazhduar me realizimin e seminareve në të gjitha regjionet, përmes së cilëve tatimpaguesit kanë mundësi të njoftohen për së afërmi me risitë në sistemin tatimor.

Janë mbajtur 9 seminare me tatimpagues nëpër të gjitha zyrat regjionale (me mbi një mijë pjesëmarrës): Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këto seminare, ishin:

  • Deklarimi Vjetor nga Bizneset Individuale – PD
  • Deklarimi Vjetor nga Korporatat – CD
  • Deklarimi Vjetor nga Ortakëritë – DO
  • Raportimi i blerjeve mbi 500 €
  • Tatimi i Mbajtur në Burim
  • Lehtësitë në deklarimin dhe pagesën e tatimeve – Sistemi i Ri Elektronik – EDI.

Sa i përket modernizimit të sistemit të ri të IT-së, gjatë kësaj periudhe janë finalizuar proceset e punës të identifikuara, dokumentuara dhe të modifikuara të cilat si procese të moderuara veç janë përfunduar. Në këtë fazë konsiderohet se të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit të zëvendësimit të sistemit të TI-së janë të përfunduara.

ATK është duke finalizuar Planin Strategjik 2015-2020, ku do të përcaktohen prioritetet e saj për pesë vitet e ardhshme.

Përkundër vështirësive që sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin  e saj, mbledhjen e të hyrave duke respektuar kornizat ligjore.

ATK-ja, në vazhdimësi do të bëj përpjekje në ngritjen e  përmbushjes vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.