KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aktivitete të përbashkëta mes ATK-së, AUV dhe Dogana

Publikuar më November 8, 2013 16:04


3Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Doganat e Kosovës, vazhdojnë bashkëpunimin, dukë ndërmarr aktivitete të përbashkëta në teren për identifikimin dhe kontrollimin e bizneseve që merren me shitjen e mishit dhe eksportimin e lëkurave. Në kuadër të këtyre aktiviteteve inspektorët tatimor dhe ata veterinar janë duke bërë inspektimin e përbashkët për të kontrolluar tregun e mishit.

Në një takim të mbajtur sot gjatë ditës në zyret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në të cilin ishin pjesëmarrës Kryeshefi i AUV z. Gjinovci, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës z. Haliti dhe Udhëheqësi i departamentit të Pikë kalimeve kufitare dhe MIK z. Agim Nika, është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve për trajtimin e këtij sektori.

Kryeshefi i AUV njoftoi për aktivitete e Agjencionit dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje përmes ofrimit të të dhënave lidhur me raportimin e therjeve të2
kafshëve të gjalla, mënyrën e verifikimit të sasisë se mishit në mishtore dhe dyqane tjera të mishit përmes certifikatave te therjeve, me të dhënat për numrin e lëkurave qe tregtohen brenda vendit deri të kompanitë eksportuese vendore. Bashkëpunimi me të dhëna statistikore është një ndër elementet kyçe të sistemit të kontrollit të ushqimeve qe ndihmon ne ruajtjen e shëndetit publik ne Kosovë.

Ndërsa Drejtori i Administrata Tatimore e Kosovës potencoi se ATK do të planifikojë aktivitete shtesë për përcjelljen e zinxhirit të dyqaneve të mishit (mishtoreve), restoranteve, hoteleve, në funksion të vlerësimit për kryerjen e obligimeve tatimore dhe gjithashtu do të ndërmarr veprime ligjore për trajtimin e barabartë të të gjitha subjekteve të këtij sektori.

Përfaqësuesi i Doganës siguroi poashtu se do të intensifikojnë mbështetjen në kuadër të këtij bashkëpunimi me theks të posaçëm monitorimi e pike kalimeve kufitare.

Ky  bashkëpunim do të ndihmoj në arritjen e synimeve tona kryesore dhe realizimin e objektivave të institucioneve tona që janë luftimi i evazionit fiskal dhe ruajtja e shëndetit publik të konsumatorëve dhe gjithashtu për të krijuar një konkurrencë të drejtë dhe të barabartë për të gjitha bizneset.