KOMUNIKATË PËR MEDIA – Arrestohen 3 persona

Publikuar më January 24, 2017 16:33

Pas aksionit të ndërmarr me 21 Janar 2017 nga Drejtoria e Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës,  ku si rezultat janë mbyllur 20 njësi të lojërave të fatit, kemi pranuar informacione se 2 prej këtyre lokaleve janë hapur prapë.

ATK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës menjëherë kanë dal në teren për të verifikuar situatën, me ç’ rast janë arrestuar 3 persona përgjegjës të këtyre lokaleve, të cilët në bazë të ligjit për Lojërave të Fatitë kanë bërë vepër penale. Gjithashtu, janë leshura 4000 euro gjoba.

Administrate Tatimore e Kosovës i bën thirrje të gjitha bizneseve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit, të respektojnë ligjin, pasi që në të kundërtën do të merren masat konform dispozitave ligjore.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.