KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK çdo muaj tejkalon planin e të hyrave

Administrata Tatimore e Kosovës, vetëm për muajt Janar – Prill 2018 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 162.8 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 20.1 milion euro apo 14.2 %.   Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 9.4 milion euro apo 6.1 % më shumë të hyra se plani i paraparë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 51.5 milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Kjo konfirmon se performanca e të hyrave vazhdimisht është duke u rritur, duke marr parasysh përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e Strategjisë 2015-2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit.

Vlen të përmendet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative).

Njomza Alaj