KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhuron gjak

Publikuar më January 15, 2016 14:49

IMAG2380Sot gjatë ditës në Administratën Tatimore të Kosovës kanë qëndruar një ekip i Qendrës së Kosovës për Transfuzion të Gjakut. Me këtë rast një numër i madh i zyrtarëve të ATK-së dhuruan gjak vullnetarisht. Me këtë stafi i ATK-së, sikurse edhe vitet tjera, vazhdon traditën e dhurimit të gjakut duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë, por edhe duke dhënë shembull të ndihmës së njerëzve në nevojë.