KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK diskuton të arriturat dhe zhvillimet tjera me FMN-ën

Publikuar më October 26, 2017 10:20

Nga 25 Tetor deri me 7 Nëntor 2017, në ATK do të qëndrojë një mision i FMN-së, “Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore”. Dje është mbajt takimi hyrës i këtij misioni, ku janë prezantuar objektivat e misionit dhe në përgjithësi agjenda e punës.

Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore, do të përfshijë funksionet kryesore të ATK-së, si: përmbushja e obligimeve tatimore të tatimpaguesve, menaxhimi i borxheve tatimore, kontrollet tatimore dhe në përgjithësi zhvillimet institucionale, në modernizimin e administratës.

Ky mision i Fondi Monetar Ndërkombëtar,  përbëhet nga z. Enrico Aav, z. Steffen Hansen, z .Frank Bosch, dhe znj. Telita Snyckers.

Gjatë takimit hyrës, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencave Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.