KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, e përkushtuar maksimalisht në luftimin e ekonomisë jo-formale

Publikuar më June 8, 2016 15:12

Foto001Në konferencën e organizuar sot për media, u bë e ditur se ATK gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar aktivitete shtesë gjatë dhe pas orarit të punës në terren për trajtimin e procesit të fiskalizimit të bizneseve me Pajisje Elektronike Fiskale tek 2,681 tatimpagues, dhe si rezultat i këtyre aktiviteteve janë konfiskuar 143 printerë jo- fiskal, janë lëshuar gjithsej 782 gjoba, në vlerë 133,250.00€  për bizneset të cilat nuk janë pajisë me arkë fiskale, nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe nuk transmetojnë të dhënat në ATK. Gjithashtu, në këtë pesë mujor nga aktivitete e realizuara në terren janë mbyllur pesë (5) njësi të subjekteve të lojërave të fatit në qytetin e  Prishtinës.
ATK vazhdon të mbaj premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve, duke ofruar shërbime të cilat e bëjnë më të lehtë të bërit biznes në Kosovë, ku së fundi në platformën e Deklarimit Elektronik janë avancuar shërbimet. Tani më përmes ueb-faqes së ATK-së, me rastin e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale, sistemi EDI, mundëson:Foto003

  1. Deklarimin dhe pagesën e Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
  2. Deklarimin dhe pagesën, vetëm të Tatimit në Paga
  3. Deklarimin dhe pagesën, vetëm të Kontributit Pensional
  4. Deklarimin me zero
  5. Deklarimin me pagë zero

Sa i përket inkasimit të të hyrave, ATK në këtë pesë mujor ka mbledhur 156 mil€ tatime, (përkatësisht 10 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraprak) dhe  52.4 mil€ Kontribute Pensionale.
Foto002Pjesëmarrës në këtë konference ishte edhe Ministri i Financave z. Avdullah Hoti, ku tha se Administrata Tatimore po vazhdon ta luaj rolin e saj kyç sa i përket mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, nga i cili garantohet një stabilitet financiar në vend.

fundi, UNDP ka publikuar raportin (Pulsi Publik) i cili ka të bëjë me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin përfshihet edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ku perceptimi i prezantuar është në shkallen 18,2 % ose rreth 7 % më pak.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në maksimum që të luftoj ekonominë joformale dhe të ofroj një ambient konkurrues, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë tatimpaguesit.