KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK e përkushtuar në luftimin e ekonomisë joformale

Publikuar më October 13, 2017 10:22

“Mbështetja e mëtutjeshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, ka qenë tema e trajnimit dy ditorë në të cilin pjesëmarrës ishin edhe  përfaqësues nga ATK.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdimisht bën përpjekje në luftimin e ekonomisë joformale, duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara. Ky trajnim është në vazhdën e aktiviteteve  të parapara më planin strategjik dhe planet tjera operative të Administratës Tatimore.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian, i cili ka për qëllim vlerësimin e ekonomisë joformale në Kosovë.