(sq)

Gjithashtu, në 2012 janë përfshirë edhe aktivitete të tjera siç janë: hapja e Qendrës për Shërbim të Tatimpaguesve në regjionin e Prishtinës,  e cila i shërben  mbi 28 mijë tatimpaguesve; realizimit i 36,083 vizitave përmbushëse, 27,675 vizitave vëzhguese, 886 kontrolleve, nga të cilat janë  vlerësuar me tatimin shtesë në shumë prej 31,5 milionë euro;  fiskalizimin e 16, 908 bizneseve me 21, 576 pajisje elektronike fiskale; 37 milionë euro të inkasuar nga Mbledhja e Detyrueshme; 247 milionë euro të inkasuar nga përmbushja vullnetare;kreditim të TVSh-së se paguar me pare ne Importe 377 milion euro; rimbursim/kthime të aprovuara në vlerë 32,733,410 euro; vazhdimi i bashkëpunimit më institucionet e rendit dhe drejtësisë, 38 kallëzime penale, 91 raste më përfaqësim në gjykata,  483 ankesa të pranuar dhe të shqyrtuar gjithsej 483, ku në krahasim me vitet e kaluara numri i ankesave është në ulje; bashkëpunimi me tatimpagues në adresimin e shqetësimeve të tyre, si rezultat i gjithë kësaj pune janë mbledhur 284mileuro nga tatimet dhe 113 milionë euro nga Kontributet Pensionale. Për  gjithë  këtë përkushtim,  ATK është vlerësuar edhe nga raportet e institucioneve ndërkombëtare, me thekës  të veçantë në përmirësimin e reformave tatimore.

Në këtë konferencë ndër të tjera,  u përmenden  20 seminaret e mbajtura me tatimpagues, implementimi i Planit të Komunikimit, raportimi i blerjeve mbi 500 euro, zhvillimi i shumë  trajnimeve për stafin e ATK-së,  në  ngritjen e vetëdijes së  stafit për të  drejtat dhe obligimet tatimpaguesve, duke ecur kështu në  përputhje me njërën nga shtyllat kryesore të vizionit të ATK-së,  e cila është që ATK të përbëhet nga personeli profesionist dhe energjik që do të garantojnë një nivel të lartë të transparencës në raport me tatimpaguesit, përmes të cilës  ATK  do të bëhet burimi kryesor i të hyrave për shtetin e Kosovës.

Si çdo vit tjetër edhe viti 2013 do të jetë  një vit me plotë sfida,  duke përfshirë realizimin e planit të të hyrave, vazhdimin e implementimit të  Strategjisë së Përmbushjes 2012-2015, ngritjen e kapaciteteve në Mbledhjen e Detyrueshme dhe në Njësinë e Hetimeve Tatimore, si dhe  identifikimin e saktë dhe azhurnimin e regjistrit të tatimpaguesve.