Komunikatë për Media – ATK -ja inkason 194.047.579 milionë euro

Publikuar më October 27, 2011 15:14

Administrata Tatimore e Kosovës, gjatë periudhës Janar-Shtator ka inkasuar 194 milionë euro, duke përmbushur 74% të planit vjetor për grumbullimin e të hyrave vjetore.
Me qëllim të informimit sa më të shpejt dhe të saktë ndaj opinionit dhe transparencës maksimale për tatimpaguesit, Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbajtur sot konferencën për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm z.Behxhet Haliti, shpalosi Raportin për nëntëmujorin e vitit 2011.

Raporti i këtij nëntëmujori reflekton vazhdimësinë e punës së stafit të ATK-së, për të ngritur nivelin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve në përgjithësi: “Dua të potencoj se e gjithë puna e këtij nëntëmujori është sukses i gjithë stafit të Administratës Tatimore. Po ashtu, përgjatë këtij nëntëmujori kemi bërë hapa konkret për të ngritur transparencën në shërbimet tona, ndaj tatimpagueseve, të cilët do ta kenë më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve vullnetare për pjesën të cilës ju takojnë”, nënvizoj ndër të tjera z.Haliti.

Gjithashtu, në këtë nëntëmujor janë përfshirë edhe aktivitete të tjera siç janë 35,851 vizita përmbushëse, 23,024 vizita vëzhguese, fiskalizimi me mbi 6.602 mijë biznese, kurse nga fillimi i procesit të fiskalizimit e deri më tash janë fiskalizuar 12.929 biznese, bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Doganat, seminare dhe trajnime të ndryshme, 22 kallëzime penale, bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve në adresimin e shqetësimeve të tyre, ku si rezultat i gjithë kësaj pune, janë tejkaluar edhe parashikimet për të hyrat, duke mbledhur 194.047.579 euro nga Tatimet dhe 66,286,030 milionë euro nga Kontributet Pensionale.

z.Haliti, gjatë kësaj konference foli edhe për Strategjia e Përmbushjes, për të cilën tha se është faktor i rëndësishëm për përpjekjet tona në uljen e mos deklarueseve dhe ndalim deklaruesve, zvogëlimin e evazionit fiskal, hendekut tatimor që ndikojnë direkt në të hyrat tona, dhe në sistemin tonë të përmbushjes vullnetare.

“Kjo strategji, ka për orientim shërbimin dhe përkushtimin ndaj të gjithë tatimpaguesve, duke ju ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, si dhe zbatimin e drejt dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore, për përmbushjen vullnetare të obligimeve”, tha më tej z.Haliti.

Ndër të tjera, Drejtori i ATK-së, përmendi edhe sfidat që i presin këta të fundit gjatë këtij viti, me theks të veçantë realizimin e planit të të hyrave për vitin 2011, implementimin gjithë përfshirës të arkave fiskale, implementimin e Deklarimit Elektronik-EDI, për një numër të madh tatimpaguesish.

Drejtori i ATK-së, z.Haliti, përmbylli konferencën për media, duke potencuar se sistemi tatimor, do të jetë më i efektshëm kur secili, do të jetë pjesë e tij, dhe do të kontribuoj në pjesën e vetë të drejt.

Gjithashtu, përmes përfaqësueseve të medieve, të cilët ishin pjesë e kësaj konference, z.Haliti, falënderoi tatimpaguesit për kryerjen e obligimeve tatimore dhe kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.