ATK-ja, vazhdon aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të palicencuara të lojërave të fatit në Komunën e Gjakovës

Publikuar më October 26, 2010 13:21

Administrata Tatimore e Kosovës, – Drejtorati i Lojërave të Fatit me asistim të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së Martë, datë 26.10.2010, kanë vazhduar aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit (LF) në Komunën e Gjakovës.

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi në mes ATK-së dhe PK-së, me të vetmin qëllim zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit.

Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e  12 (dymbëdhjetë) subjekteve të Lojërave të Fatit në Komunën e Gjakovës.

 Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së dhe PK-së, janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale.