KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM4 2017

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 8 Shkurt ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2017.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudha është 1,249.

Numri Potencial Fitues 74 137 83
Fitues 553 159 537
Totali i fituesve 1,249

Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga datën 12 Shkurt deri me 16 Shkurt 2018, nga ora 8:00- 16:00.

 Lista e fituesve mund të shkarkohet këtu apo vizitoni linkun http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponet-fiskal/

Për më shumë informata lidhur me gjendjen e plikos tuaj ju lutem vizitoni linkun https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi