KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, ka filluar mbikëqyrjen e zbatimit të Pakos së re fiskale

Publikuar më September 3, 2015 13:24

pf1Pas hyrjes në fuqi të Pakos së re fiskale dhe të Udhëzimit Administrativ  nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet për ofrimin e shërbimeve rreth zbatimit të pakos së re fiskale.

Stafi i ATK-së në të gjitha zyrat regjionale të Shërbimit dhe Edukimit për tatimpagues është në gatishmëri të plotë për ofrimin e sqarimeve të nevojshme lidhur me ndryshimet ligjore.

Gjithashtu Administrata Tatimore ka njoftuar në vazhdimësi tatimpaguesit për përmbajtjen e pakos së re fiskale dhe do të vazhdoj mbajtjen e seminareve me tatimpagues dhe gjithë komunitetin e biznesit për informimin e tyre rreth zbatimit të ligjeve, me theks të veçantë për ndryshimet e bëra në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Po ashtu stafi operativ i ATK-së në të gjitha zyrat regjionale në kuadër të aktiviteteve të tyre ditore është duke ndërmarr veprime në teren për të siguruar fillimin e zbatimit të ligjeve të reja.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen detyrimeve tatimore të parapara me Ligjet e reja Tatimore, në mënyrë që të mos ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me Legjislacionin Tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës