ATK_ShKCAK

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK ka në prioritet fuqizimin e kapaciteteve profesionale

Drejtori i Përgjithshëm ATK-së, Ilir Murtezaj ka pritur sot në takim përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) për të diskutuar rreth bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve profesionale në fushën e kontabilitetit, edukimin e vazhdueshëm profesional, organizimin e seminareve dhe kampanjave edukative për raportimin e drejt financiar si aktivitete të rëndësishme për përmbushjen tatimore.

Po ashtu, në këtë takim palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdoj, si dhe të zgjerohen në periudhat e ardhshme.

ATK çdoherë do të angazhohet në përmirësimin dhe avancimin e kapaciteteve profesionale,  pasi që motoja e përgjithshme e punës së administratës tatimore qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve.