KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, mbajti takimin me palët e interesit

Publikuar më June 23, 2016 17:11

ATK 2Si çdo vit tjetër edhe në këtë gjashtëmujor Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, ka mbajtur takimin e rregull konsultativ me palët e interesit.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, përfaqësues nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, Fondi Pensional, Shoqata e Bankave, Aleanca Kosovare e Bizneseve,  Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Turke.

Qëllimi i takimit ishte që përfaqësuesit e bizneseve të njoftohen për së afërmi me të arriturat e deritanishme  dhe reformat, të cilat janë duke u bërë në Administratën Tatimore, në mënyrë që tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë mbështetur në Legjislacionin Tatimor të Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së shprehu mirëseardhje për përfaqësuesit e bizneseve dhe institucioneve, dhe theksoiATK 3 se bashkëpunimet e këtij niveli janë të një rëndësie të veçantë, pasi që përmes zërit të biznesit ne kemi arritur të kuptojmë nevojat dhe kërkesat e tatimpaguesve. “Ne çdoherë do të kemi në plan të parë tatimpaguesin, ofrimin e shërbimeve kualitative në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, ku deri më tani konsiderojmë se kemi punuar me të gjitha kapacitetet në ofrimin e një infrastrukture në përkrahje për përmbushjen tatimore, si dhe shumë projekte tjera të cilat kanë ndikuar mjaft shumë në rritjen e nivelit të të hyrave, në mënyrë vullnetare nga ana e tatimpaguesve” theksoj drejtori z.Imeri.

Administrata Tatimore e Kosovës që nga themelimi i saj ka pasur bashkëpunim të frytshëm me institucione dhe përfaqësuesit e bizneseve.  Andaj, kërkoj nga ju që edhe në të ardhmen të na korrigjoni në punët që bëjmë, pasi që ju jeni indikatorët të cilët më së miri mund të pasqyrojnë  nevojat që kanë tatimpaguesit, tha më tej z.Imeri.
ATK1E nga ana tjetër, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë,  Hykmete Bajrami tha se dikasteri që ajo drejton vazhdon të ketë bashkëpunim të ngushtë me ATK-në, në mënyrë që ekonomisë jo-formale t’i ngushtohen rrugët sa më shumë që është e mundur.

Ndërsa, gjatë takimit, pjesëmarrësit-palët e interesit,  kanë  shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në të gjitha projektet të cilat janë në interes të tatimpaguesve. Ata po ashtu, theksuan se ngritja e kapaciteteve vepruese, rritja e shërbimeve kualitative  ndaj tatimpaguesve nga ATK-ja, dhe bashkëpunimi me institucionet tjera, janë duke treguar trende pozitive.

Gjatë këtij takimi,  para të pranishmëve u prezantuan të arriturat e ATK-së gjatë periudhës Janar-Maj 2016.

ATK, gjithashtu i falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë me kohë obligimet tatimore dhe njëkohësisht inkurajon tatimpaguesit që t’i deklarojnë dhe paguajnë tatimet që janë të përcaktuara me ligj.