KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK mban takim me përfaqësuesit e ARBK-se, Bankës Botërore dhe USAID-it

Publikuar më February 25, 2016 15:38

119Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e ARBK-së, Bankës Botërore dhe USAID-it, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm si dhe vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Sakip Imeri shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, dhe gjithashtu falënderoj përfaqësuesit e këtyre institucioneve për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Administratës Tatimore që nga themelimi i saj.

Në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit të ATK-së dhe ARBK-së në të ardhmen, në funksion të ofrimit të shërbimeve për bizneset, harmonizimet ligjore për regjistrimin e bizneseve, thjeshtësimi i procedurave administrative për bizneset e reja dhe ato ekzistuese, si dhe për çështjen e pastrimit të listës së bizneseve.

Gjithashtu është diskutuar lidhur me zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Ministrisë së 130Financave, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë se Administratës Publike për Numrin Unik Identifikues për Shoqëritë tregtare dhe personat tjerë te angazhuar ne aktivitete ekonomike të arritur me 5 shkurt 2016.

Përfaqësuesit nga USAID dhe Banka Botërore ofruan përkrahje për ATK-në dhe ARBK-në për identifikimin e barrierave dhe përshtatjen e praktikave më të mira për procesin e të bërit biznes, si dhe për përgatitjet për vlerësimin e radhës së raportit të të bërit biznes, që do të jetë në maj 2016.
Drejtori në përmbyllje të takimit tha se Administrata Tatimore e Kosovës çdoherë ka në plan të parë tatimpaguesin, ofrimin e shërbimeve profesionale ne çdo kohe me qellim qe tatimpaguesit ta kenë më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore.