KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK mbledh 43.7 milion euro të hyra më shumë se viti i kaluar

465.7 milion euro janë të hyrat e grumbulluara nga Administrata Tatimore e Kosovës për periudhën Janar-Nëntor 2019, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.4%  apo 43.7 milion euro më shumë.

Përveç të hyrave, ATK gjatë këtyre muajve ka punuar me intensitet të lart në arritjen e objektivave të përcaktuar paraprakisht, të cilat janë prioritete strategjike dhe njëkohësisht janë të bazuara në Planin Strategjikë, siç janë rritja e kapaciteteve profesionale të stafit, përmirësimi i proceseve kyçe tatimore, luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale dhe trajtimi i borxheve. Veç këtyre, në fokus do të mbetët avancimi i mëtejmë i teknologjisë informative.

Menaxhimet i lartë i ATK-së do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që i takon me ligj.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore!