KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK mbledh të hyra më shumë se plani

Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 107.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 12.7 milion euro apo 13.3 % me shume. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 5.3 % më shumë të hyra.

Të hyra të njëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.97 milion euro, të cilat nuk janë përfshirë në të hyrat e rregullta.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4[1] milion euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 149.0 milion euro.

Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

[1] Të hyrat për këtë periudhë për FKPK i referohen datës së pagesës, që rrjedhimisht mund të ndryshojnë me perpunimin e mëvonshëm të tyre.