KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK mbyll një subjekt të lojërave të fatit

Publikuar më January 6, 2017 15:20

Bazuar në informacione të pranuara nga qytetaret, Drejtoria e Lojërave të Fatit në kuadër të ATK-së sot në asistim të policisë dhe sektorin e Akcizës në Doganën e Kosovës, ka  bërë inspektimin e  subjekteve të lojërave të fatit, për të vërtetua nëse janë duke vepruar në harmoni me ligjin përkatës.

Nga ky aktivitet ka rezultuar të mbyllet një subjekt i lojërave të fatit në lagjen Kodra e Diellit në qytetin e  Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni janë konstatuar këto shkelje ligjore:

-Ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me  Ligjin  Nr. 04/L-080, konkretisht neni 70 ;

-Ushtrimi i veprimtarisë pa licence, e paraparë me nenin 25 i ligjit Nr.04/L-080;

Po ashtu, janë sekuestruar 5 aparate të pa licencuara dhe pa numra serik, që cilësohet si mall i kontrabanduar.

Ndaj personit përgjegjës do ndërmerren veprime adekuate ligjore.

Drejtoria e Lojërave të Fatit në ATK, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.