KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK me aktivitete shtesë gjatë sezonit të verës

Administrata Tatimore e Kosovës është duke  vazhduar me implementimin e planit operativ sezonal, i cili zhvillohet brenda dhe jashtë orarit të punës, kjo me qëllim të monitorimit sa më të mirë të veprimtarive rekreative, argëtuese-përfshirë organizimet nëpër hotele dhe restorantet, koncertet, dasmat, si dhe veprimtari të ngjashme, të cilat në këtë sezon janë më të theksuara. Këto aktivitete ndërmerren me qëllim që të sigurohen dëshmi të ndryshme, në lidhje me të hyrat që realizohen nga ky sektor. Bazuar në dëshmitë që krijohen gjatë këtyre aktiviteteve, si dhe bazuar në faktet e tjera të siguruara,  ATK bën vlerësimin e obligimeve të këtij sektori.

Deri më tani nga aktivitetet e zhvilluara në teren janë inspektuar lokacione të ndryshme tek veprimtarive të lartcekura, në qytete të ndryshme të Kosovës, ku edhe janë konstatuar parregullsi ose mos respektim i kërkesave të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor. Raporti final lidhur me implementimin e planit sezonal, do të publikohet gjatë muajit Shtator 2019.

Menaxhimet i ATK-së do të vazhdoj më përkushtim t’i zbatoj të gjitha dispozitat ligjore, në mënyrë që secili tatimpagues të deklaroj drejt pjesën që ju takon me ligj!