Komunikatë për media – ATK me sistemin elektronik EDI, në ICT Awards fitoi çmimin e parë “Shërbimi më i mirë publik”

ATK ka të funksionalizuar Sistemin më të Ri Elektronik Tatimor – EDI, i cili mundëson deklarimin / pagesën e të gjitha tatimeve / kontributeve pensionale, trajtimin e formularëve tatimor, administrimin e aplikacionit EDI-t, korrigjimin e të gjithë formularëve tatimor, si dhe qasje të thjeshtë në historinë e tatimpaguesve, bilancin tatimor, etj.

ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, mbledhjen e të hyrave dhe realizimin e objektivave të planifikuara. Gjithashtu, në vazhdimësi do të bëj përpjekje në ngritjen e përmbushjes vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.