ATK merr mbështetje për menaxhimin e riskut

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK merr mbështetje për menaxhimin e riskut

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj ka pritur sot  në takim misionin e përbërë nga ekspertë nga Ministria e Financave të Landit të Bavarisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte ofrimi i mbështetjes nga ana e këtyre ekspertëve për ATK-në, në fushën e menaxhimit të riskut, për të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj e vlerësoj si një përkrahje tejet të nevojshme,  e cila do të ndihmoj në rritjen e nivelit të përmbushjes tatimore.

ATK ka përkrahje të vazhdueshme nga shteti i Gjermanisë përmes organizatës GIZ, përkrahjet e tyre kryesisht kanë qenë të fokusuar në krijimin e mekanizmave për ngritjen e përmbushjes së obligimeve tatimore, dhe tani do të vazhdohet me transformimin e tyre në nivele strategjike.