KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK merr pjesë në takimin vjetor koordinues BE-FMN

Publikuar më June 1, 2017 11:14

Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), zhvilluan takimin e tyre të dytë vjetor në Lubljanë të Sllovenisë. Takimi u fokusua tek programi i zhvillimit të kapaciteteve, i financuar prej BE “Forcimi i Qeverisjes Ekonomike dhe Menaxhimit të Financave Publike”, i cili është duke u zbatuar aktualisht nga FMN në Evropën Juglindore (2015-18).

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin ministra dhe zyrtarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët diskutuan progresin e arritur, planin e punës të propozuar për vitet në vazhdim, si dhe prioritetet afat-mesme.Në këtë takim partneret e Ballkanit Perëndimor shprehen vlerësimin për mbështetjen e kombinuar të BE-së dhe FMN-së ndaj zhvillimit ekonomik të rajonit, mbështetje e cila ka nxitur përpjekjet e partnereve për të përmbushur kriteret që çojnë në anëtarësimin e BE-së.

 Ndër tjera, u tha se mbështetja e politikave makroekonomike dhe institucioneve të financave publike në vendet anëtare dhe në vendet partnere, ka qenë një objektiv i përbashkët si i FMN ashtu edhe i BE. Partneriteti i tyre është intensifikuar gjatë pesë viteve të fundit dhe përfshin konsultime të rregullta të stafit dhe të nivelit menaxherie.