ATK merr pjesë në Takimin vjetor të Këshillit Drejtues dhe Koordinimit të përkrahjes në Administratat Tatimore dhe Menaxhimin e Financave Publike në Evropën Jug-Lindore

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK merr pjesë në Takimin vjetor të Këshillit Drejtues dhe Koordinimit të përkrahjes në Administratat Tatimore dhe Menaxhimin e Financave Publike në Evropën Jug-Lindore

Sot në Ljublanë – Slloveni, po mbahet takimi vjetor i Këshillit Drejtues dhe Koordinimit në mes të Fondit Monetar Ndërkombëtar – Komisionit Evropian, Organizatës së Zvicrës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Qendra Financiare në Ljublanë, i cili ka për qëllim prezantimin e të arriturave, mësimeve të mësuara dhe sfidat për administratat tatimore dhe institucionet e menaxhimit të financave publike. Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të 6 shteteve në rajon.  Pikë e diskutimit ishte edhe reformat aktuale që janë në administratat tatimore dhe çfarë planifikohet të arrihet me implementimin e tyre.

Administrata Tatimore e Kosovës në këtë takim po përfaqësohet nga Drejtori i Përgjithshëm Ilir Murtezaj. Në takim Drejtori i Përgjithshëm, prezantoi reformën aktuale e cila ka filluar së fundi të zbatohet dhe është, Përmirësimi i përmbushjes në Ndërtimtari. Përmes kësaj qasjeje të re bashkëkohore ATK ka për qëllim të bëjë strukturimin e aktiviteteve bazuar në grupet e identifikuara të rrezikut, duke përdorur një varg intervenimesh për adresimin e shkaqeve të sjelljes së mos-përmbushjes, dhe duke vlerësuar suksesin e ndërhyrjeve sipas ndikimit të tyre në sjelljen e tatimpaguesit.

ATK falënderon organizatat ndërkombëtare për përkrahjen që kanë ofruar për Zhvillimin e Kapaciteteve institucionale dhe jemi entuziast për zbatimin e planit 3 vjeçar të përkrahjes nga organizatat ndërkombëtare.

ATK merr pjesë në Takimin vjetor të Këshillit Drejtues dhe Koordinimit të përkrahjes në Administratat Tatimore dhe Menaxhimin e Financave Publike në Evropën Jug-Lindore