KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK merr vendim mbi pezullimin nga detyra për dy inspektor tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69  të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy inspektor, të cilët janë arrestuar nën  dyshimet se kanë keqpërdor pozitën dhe autoritetit zyrtar. Të pezulluarit nga marrëdhënia e punës janë një inspektor tatimor, si dhe inspektore e Lojërave të Fatit.

Menaxhmenti  i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar  për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.

ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative.