KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK ndërmerr masa ligjore ndaj subjekteve të cilat jashtëligjshëm ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit

Nga monitorimi i vazhdueshëm i veprimtarisë së lojërave të fatit në vazhdimësi janë duke u trajtuar  rastet kur këto veprimtari nuk janë duke ju përgjigjur kritereve që dalin nga Ligji për Lojërat e Fatit.

Gjatë muajit Mars 2018 veprimtaritë e lojërave të fatit të cilat kanë operuar në kundërshtim me ligjin përkatës, janë ndëshkuar me gjoba në vlerën  61,000 euro, po ashtu janë  vendos  shirita mbyllës dhe janë konfiskuar pajisje elektronike, për disa subjekte të lojërave të fatit nga qyteti i Prishtinës, Prizrenit, Vitisë,  Klinës, Deçanit dhe Gjilanit.

Drejtoria e Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave te fatit ne kundërshtim me dispozitat ligjore ne fuqi.