KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK ofron shërbime dhe kushte më të mira për 28 mijë tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës

Publikuar më May 29, 2012 15:35

Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore, ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efikase ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër qëllimet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës, në raport me tatimpaguesit. Këtë e dëshmon edhe renovimi i Qendrës për Shërbim të tatimpaguesve, e cila do t’i shërbej mbi 28 mijë tatimpaguesve në tërë regjionin e Prishtinës.
Në inaugurimin e kësaj qendre i pranishëm ishte edhe Ministri i Financave, z.Bedri Hamza, me ç’rast tha se Administrata Tatimore e Kosovës, çdo herë është duke treguar rezultate në ofrimin e mundësive për shërbime, edukim dhe deklarim sa më të lehtë.

z.Hamza, shtoi se funksionalizimi i projekteve të ngjashme si ky, ndihmojnë mjaftë në realizimin e planifikimeve vjetore të të hyrave.

E nga ana tjetër para të pranishmëve,  drejtori i përgjithshëm i ATK-së, z.Behxhet Haliti, potencoi edhe njëherë se përmirësimi i 

shërbimeve për tatimpagues, transparenca dhe ngritja e besimit te publiku ndaj ATK-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritete tona, me këtë rast renovimi këtij objekti dhe krijimi i një Qendre të vetme të shërbimit për tatimpaguesit e Prishtinës,  ka qenë një ndër investimet më të nevojshme dhe adekuate që ATK-ja, ka bërë ndonjëherë për Regjionin e Prishtinës.

Veç tjerash,  z.Haliti, falënderoi projektin ESTAK të USAID-it,  për asistencën teknike si dhe Ministrin e Financave për inkurajim dhe mbështetjen e vazhdueshme, pa ndihmën e të cilëve do të kishte vështirësi të krijohet një objekt i tillë.

Ndërsa, koordinatorja e projektit për Administratë Tatimore në kuadër të USAID-it, Elizabet Santuqi, ka thënë se askush nuk ka dëshirë të paguajë tatime, as në Amerikë prej nga vjen ajo, por me krijimin e kushteve, tatimpaguesit do të dëshirojnë që një gjë të tillë ta bëjnë pa presion.

Znj. Elizabet Santuqi  uroj per Qenderne e re te tatimpaguesev duke thënë ’’ .. jam e kënaqur të shoh se Administrata Tatimore, është duke vazhduar t’i zgjerojë kapacitetet e veta profesionale dhe të zhvillohet në një institucion qeveritar më të fuqishëm. Askujt nuk i pëlqen të paguajë tatime, kjo është një gjë e vërtetë në Amerikë. Sigurisht se kjo është edhe në Kosovë. Por ne e bëjmë këtë se ne jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe ne e dimë se pa pagim të tatimeve shteti nuk do të mund t’i ofrojë shërbimet kritike që janë për popullin e Kosovës”, ka thënë ajo.

Inaugurimi i Qendrës për Shërbim të tatimpaguesve është projekt i cili hynë në vazhdën e projekteve të tjera,  të cilat  përmirësojnë  shërbimet si dhe ngrit  kapacitetet për përmbushje më të lehtë të obligimeve tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës, gjatë këtij muaji ka lancuar edhe sistemin e Deklarimit Elektronik, ku tatimpaguesit  mund të deklarojnë tatimet në çdo kohë pa pasur nevojë për të vizituar ATK-në. Duke filluar nga muaji Prill reformat në regjistrimin e biznesit kanë ndryshuar, ku numri fiskal tani mund të merret në një vend të vetëm.

Gjithashtu, Qendra  e Thirrjeve  çdo ditë e më shumë është duke treguar produktivitet në punën e saj  –  të gjitha këto projekte  kanë për qëllim që ATK  të jenë sa më afër tatimpaguesve.

Të pranishëm në inaugurimin e Qendrës për Shërbim tatimpaguesve, ishin përfaqësues nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, të cilët njëkohësisht vlerësuan  përkushtimin e ATK-së, për krijimin e kushteve më të mira për obliguesit tatimor.

 

 

Administrata Tatimore e Kosovës