KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK pezullon zyrtarët e dyshuar për korrupsion

Publikuar më December 8, 2016 16:02

Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga Prokuroria dhe duke u mbështetur në nenin 69  të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marr vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK të tre zyrtarëve të saj: dy inspektorë të lojërave të fatit dhe një inspektor tatimorë, të dyshuar për korrupsion.

Menaxhmenti  i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar  për korrupsion do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra korruptive do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës.

Falënderojmë qytetarët, Mediat, Prokurorin dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e kësaj dukurie.

Mbesim me shpresë se do të vazhdojmë bashkëpunimin për të kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, dhe të gjitha veprimet tona të kenë për qëllim ruajtjen e imazhit të ATK-së .