KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK po merr pjesë në edicionin e 7-të të Panairit Virtual të Karrierës

Publikuar më May 24, 2017 08:24

Administrata Tatimore e Kosovës, po merr pjesë në edicionin e 7-të të Panairit Virtual të  Karrierës, të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës së Universitetit të Prishtinës.  Përmes këtij panairi, ATK po i informon studentët e interesuar për mundësinë e vijimit të punës praktike në Administratën Tatimore,  bazuar në kërkesat individuale të tyre.

Gjatë këtij panairi, studentët do të kenë mundësinë të informohen lidhur me aplikimin për punë praktike ose për punësim.

Të gjitha këto informacione mund të merren përmes platformës virtuale  http://pvk.uni-pr.edu/ , e cila është një mundësi e re,  që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës dhe këshilla për edukim dhe orientim në karrierë.