ATK prezanton arritjet dhe ndikimin e pandemisë në aktivitetet e saj

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK prezanton arritjet dhe ndikimin e pandemisë në aktivitetet e saj

Përmes një konference për media, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka prezantuar sot arritjet dhe ndikimi i pandemisë COVID 19 në aktivitetet e saj, si dhe zhvillimet tjera për periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.  Veç këtyre, në këtë konferencë janë prezantuar edhe aktivitetet e ATK-së, të cilat kanë qenë në zbatim të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e pandemisë.

Gjatë fjalimit të tij para mediave, drejtori Murtezaj tha se për këtë periudh raportuese ATK deri  në shpalljen e pandemisë, ka punuar sipas objektivave dhe planifikimeve të parapara, si në realizimin e të hyrave, ashtu edhe në vazhdimin e krijimit të lehtësirave për tatimpagues, në të njëjtën kohë edhe në reformimin dhe modernizimin e proceseve të tjera të punës, siç është konsolidimi i mbledhjes së borxheve.

Realizimi i të hyrave tatimore deri me 30 qershor 2020 kapë vlerën prej 215,9 milion euro, vlen të theksohet se inkasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020 ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave,  duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID 19, si dhe vendimet për shtyrje të afatit  të pagesës së detyrimeve  tatimore dhe kontribute pensionale. Mirëpo, nëse i referohemi inkasimit janar deri me 18 mars 2020 kanë pasur rritje prej 11.2 % , si dhe për të njëjtën periudhë kemi pasur tejkalim të planit për 3.62%.

Rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar në muajin maj dhe qershor, në të vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak. Diferenca e rritjes së inkasimit vërehet në muajin qershor, në të cilin janë mbledhur  29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë.

Po ashtu , gjatë prezantimit të këtij raporti drejtori Murtezaj tha se edhe për  ATK-në,  sikurse edhe për shumë institucione tjera dhe për gjithë qytetarët e vendit tonë, pjesa e parë e këtij viti ishte periudhë me shumë sfida, si në fushën e shëndetësisë, po ashtu edhe në fushën ekonomisë. Si rezultat i këtyre rrethanave të krijuara,  ATK nga 12 marsi e tutje ka përkrahur Qeverinë e Republikës së Kosovës në implementim të shumë masave,  që kishin për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID 19.  Fillimisht me veprimet e inspektorëve të ATK-së u parandalua mundësia e keqpërdorimit të situatës me ngritje të çmimeve gjatë periudhës mars, prill dhe maj 2020, me ç’rast ATK  ka pranuar 11,452 thirrje/informata nga qytetarët përmes linjave të hapura telefonike.

Masë tjetër ishte krijimi i platformës për t’u pajisur punëtorët me certifikata,  me të cilat ju lejohej të lëviznin gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes, në këtë drejtim ATK përmes sisitemin online ka lëshuar 335,805 certifikata.  Përkrahja ka vazhduar duke zhvilluar platformën elektronike për aplikim të bizneseve për përfitim nga Pakoja Emergjente Fiskale- për të cilën numri i aplikuesve ka qenë 46,185.  Platforma në fjalë është zhvillua brenda 5 ditëve me resurset të Departamentit të IT-së-ATK, pa u shpenzuar as edhe një euro.  Po ashtu,  ATK në mënyrë që tatimpaguesit  ta kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, në sistemin elektronik EDI ka shtuar edhe një shërbim të ri, i cili ka të bëjë me kërkesën për marrëveshjen e pagesës me këste të obligimeve tatimore. Përmes kësaj kërkese, tatimpaguesit mund të kërkojnë arritjen e një marrëveshje të pagesës së borxhit tatimor të pashlyer. Deri me 30 qershor të këtij viti numri i kërkesave online për të hyrë në marrëveshje është 336.

Në mbyllje të kësaj konference drejtori i ATK-së, falënderoj mediat për punë e pa lodhshme që në vazhdimësi e bëjnë, si dhe profesionalizmin dhe bashkëpunimin që kanë më ATK-në. Ai po ashtu uroj që sa më shpejt të tejkalohet kjo situat dhe vendi t’i kthehet normalitetit në të gjitha aspektet.

ATK prezanton arritjet dhe ndikimin e pandemisë në aktivitetet e saj