KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK prezanton raportin vjetor 2015 dhe planet për vitin 2016

Publikuar më February 4, 2016 13:19

DSC_0218Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbajtur sot konferencën e rregullt vjetore për media, në të cilën është prezantuar raporti vjetor i punës për vitin 2015 si dhe planet për vitin 2016.

Në këtë raport janë përmbledhur të gjitha aktivitet e zhvilluara gjatë vitit paraprak, të cilat njëkohësisht kanë qenë të planifikuara në bazë të planit të veprimit dhe planit të trajtimit të rreziqeve.

Ministri i Financave Avdullah Hoti bëri të ditur se “Që nga hyrja në fuqi e pakos së re fiskale janë mbi 163 kompani që e kanë shfrytëzuar mundësinë e importit pa TVSH dhe gjithashtu në bazë të të dhënave janë mbi 30 milion euro investime nga kompanitë vendore që kanë bërë investime duke shfrytëzuar mundësinë e importit pa TVSH”.

“ Plani i të hyrave është një plan ambicioz në shumën prej 370 milion euro. Me trendin që unë e kam parë ditët e para të këtij viti nuk do të jetë problem që ta realizojmë këtë plan. ATK do të punojë shumë në inkasimin e borxheve, ne kemi krijuar një bazë të mirë ligjore me ligjin për faljen e borxheve dhe qytetarët kanë filluar ta shfrytëzojnë këtë mundësi bukur shumë”, tha ministri Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Do të kemi aktivitete të mëdha këtë vit në avancimin e teknologjisë DSC_0171informative në Administratën Tatimore, ku dhe kemi nda një buxhet të madh për këtë fushë.  Administratat Tatimore këtë vit do ta fokusojnë punën në teren, punën drejtpërdrejt me tatimpaguesit me qëllim të zvogëlimit të informalitetit. Administrata Tatimore gjithashtu do të punoj për të inkurajuar bizneset të operojnë në sektorin formal, duke krijuar një ambient më të mirë për fiskalizimin e bizneseve, si dhe duke inkurajuar bizneset për kryerjen e obligimeve të tyre”.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, prezantoi raportin e punës së vitit 2015 dhe planin për vitin 2016. Administrata Tatimore në vitin 2015 ka pas një tendencë të rritjes së të hyrave në krahasim me vitet e mëparshme, ku ka realizuar të hyra prej 332.3 milion € tatime që krahasuar më vitin paraprak janë 9.4 %  më shumë, ndërsa të hyrat nga kontributet pensionale janë 133.4 milionë, që do të thotë gjithsej të hyrat e vitit 2015 janë realizuar 465.7 milionë euro.

“Në muajin Janar të vitit 2016 gjithashtu kemi një rritje të dukshme të të hyrave krahasuar me muajin Janar të vitit paraprak, ku kemi një realizim prej 43.8 milion euro” tha Drejtori Sakip Imeri.

Drejtori gjithashtu bëri publik Vendimin e ministrit të Financave për Normat e interesit vjetor për obligimet e papaguara tatimore brenda afateve ligjore përcaktohet të jetë 8.40% dhe norma e interesit vjetor për obligimet për rimbursimet e papaguara brenda afateve ligjore përcaktohet të jetë 1.20%, i cili vendim do te ketë efekte juridike nga 01.01.2016. Ky vendim do t’ju ndihmojë tatimpaguesve të cilët kanë ngecje në obligimet e papaguara.

Viti 2016 do të jetë një vit me plot sfida duke përfshirë realizimin e planit të të hyrave dhe planeve operative  për vitin 2016, ” tha Drejtori i ATK-së fund të këtij prezantimi.