KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK publikon listën e t/p që u janë aprovuar Lirimet e TVSH-së në importim të mallrave

Publikuar më April 6, 2017 15:13

Administrata Tatimore e Kosovës në bazë të Nenit 29 të Ligjit për TVSH Nr. 05/L-037, publikon listat e bizneseve që u jenë aprovuar kërkesat për lirime të TVSH-së në importim të  mallrave për Lëndë të parë dhe Pajisje të Teknologjisë Informative.

Përmes Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, Nenit 48, janë përcaktuar kushtet dhe detajet tjera për mënyrën e realizimit të këtyre të drejtave ligjore.

Përmes kërkesës së tatimpaguesit (aplikacionit), e cila duhet të shkarkohet nga web- faqja e ATK-së, si dhe dokumenteve  tjera të duhura që duhet t’i bashkëngjitën (të përshkruara në nenin 48 të UA Nr. 03/2015), Komisioni i ATK-së i autorizuar për këto lirime do t’i shqyrtoj këto kërkesa brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të saj.

Bazuar në dokumentin e aprovimit për lirim nga TVSH të lëshuar nga ATK, Dogana do të liroj mallrat nga TVSH-ja me rastin e importimit.

Për detaje më të hollësishme mund të klikoni në linkun:

http://www.atk-ks.org/publikime/dokumente/