(sq)

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSh dhe Rimbursimi i TVSh-së, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD, Deklarimin përmes sistemit elektronik – EDI, me ç ‘rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit, Sami Salihu – Menaxher i Lartë në Divizionin e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Materiale & Prezantime – Seminar me OJQ.