KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK realizoi Seminar me Tatimpagues në Prishtinë

Publikuar më February 21, 2014 15:27

IMG_2295Administrata Tatimore e Kosovës, në mënyrë që t’i njoftoj tatimpaguesit më për së afërmi me deklarimin vjetor dhe risit e tjera, ka realizuar seminar me tatimpagues në Prishtinë.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin:
-Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhura Personale – PD
-Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhura të Korporatave – CD
-Formulari i deklarimit vjetor nga Ortakëria – DO
-Raportimi i blerjeve mbi 500 €
-Tatimi i Mbajtur në Burim
-Procedurat e Rimbursimit të TVSh-së.

Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i mënyrës së deklarimit vjetor, duke përfshirë këtu deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat Personale, deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, deklarimin e të Ardhurave nga Ortakëritë, Raportimin e Blerjeve mbi 500€, Tatimin e Mbajtur në Burim dhe Procedurat e Rimbursimit të TVSh-së. Tatimpaguesit, u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklarimit vjetor të Formularëve PD, CD, DO, me ç’rast u pasqyruan edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të këtyre deklaratave.

Gjithashtu, edhe për Raportimin e blerjeve mbi 500 euro, Tatimin e Mbajtur në Burim dhe Procedurat e Rimbursimit, u shpalosën shembuj të ndryshëm, në mënyrë që të eliminohen  gabimet gjatë aplikimit të këtyre proceseve.

Njëherësh, tatimpaguesit u informuan për risit e Sistemit Elektronik EDI, i cili që nga data 01 Mars 2014, do të mundësojë Deklarimin Vjetor, në mënyrë elektronike për periudhën 2013, si: Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhura Personale – PD, Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhura të Korporatave – CD.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit, Sami Salihu – Menaxher i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Pjesëmarrësve u janë shpërndarë materiale informuese nga ATK, si: Fletëpalosjet: “Të drejtat dhe obligimet e Tatimpaguesit”, Informata të Përgjithshme për Administratën Tatimore të Kosovës, Pyetje – Përgjigje për TVSh, TAK, TAP, Informata për Borxhin Tatimor, Udhëzues mbi paraqitjen e informacioneve mbi Evazionin tatimor, Korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, gjithashtu janë shpërndarë edhe Kalendar Tatimor 2014, në të cilin përfshihen afatet e dorëzimit të deklaratave dhe llojet e tatimeve, etj.

Në këtë seminar numri i të interesuarve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: tatimpaguesit, organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre, si dhe përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilist dhe qytetarë të interesuar.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org  tek linku Multimedia-Materiale&Prezantime.