KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK realizoi Seminar për anëtarët e SHKÇAK

Publikuar më March 17, 2016 15:58

ASHKAKdministrata Tatimore e Kosovës, në mbështetje të Edukimit të vazhdueshëm profesional, ka realizuar seminar për anëtarët e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – SHKÇAK.
Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin:

-Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit;
-Deklarimi vjetor për Biznese Individuale – PD

-Deklarimi vjetor për Korporata – CD
-Deklarimi vjetor për Ortakëritë – DO
-Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i anëtarëve të SHKÇAK, për: aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëmin e ndërtimit, deklarimin vjetor, duke përfshirë: deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat Personale, deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave, deklarimin e të Ardhurave nga Ortakëritë dhe Raportimin e Blerjeve mbi 500€.

Temat e lartpërmendura u prezantuan nga Sami Salihu – u.d. i Drejtorit të Departamentit të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK dhe Isen Lipovica – Menaxher i Lartë për Politika dhe Procedura në ATK.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.

Administrata Tatimore e Kosovës