KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK realizoi Seminar për Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës – AMIK

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte prezantimi i ndryshimeve konkrete që priten me Legjislacionin e ri Tatimor, si: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, si dhe procedurat e Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit, Sami Salihu – Menaxher i Lartë i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve dhe Isen Lipovica – Menaxher i Lartë i Divizionit për Politika dhe Procedura.

Në këtë seminar pjesëmarrës ishin: Anëtarët e Institucioneve të anëtarësuara në Asociacionin e Insititucioneve Mikrofinancaire të Kosovës (AMIK).

Administrata Tatimore e Kosovës