KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, realizoi Seminar për gjyqtarët e rinj në Kosovë

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar Seminar për gjyqtarët e rinj me temën: “Informata të përgjithshme për funksionimin e tatimeve në Kosovë”.

Në këtë seminar nga përfaqësuesit e ATK-së, u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

  • Administrata Tatimore dhe Procedurat;
  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
  • Tatimi në të Ardhurat Personale;
  • Tatimi në të Ardhurat e Korporatave;

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, duke përfshirë edhe të gjitha tatimet e mbajtura në burim, si: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale, etj. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Materiale & Prezantime – “Seminar/Trajnim për Gjyqtarët”.

Administrata Tatimore e Kosovës, gjithnjë e përkushtuar në zbatim të Ligjit!