KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, realizoi Seminar për OJQ

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Save the Children, ka organizuar Seminar një ditor për Organizatat Jo Qeveritare me temën: Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

  • Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale
  • Tatimi në Qira
  • TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së
  • Tatimi në Korporata – Deklarimi Vjetor CD
  • Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD dhe Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Materiale & Prezantime – Seminar për OJQ, Prill, 2018.