KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, realizoi Seminar për Organizata Jo-Qeveritare

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Platformën CiviKos, ka organizuar Seminar on-line për Organizata Jo-Qeveritare me temën: “Detyrimet tatimore nga OJQ-të”. Në ketë seminar morën pjesë rreth 100 përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë.

Në këtë seminar nga përfaqësuesi i ATK-së, u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

  • Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale;
  • Tatimi në Qira;
  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
  • Tatimi në të Ardhurat e Korporatave;
  • Raportimi i blerjeve mbi 500 euro.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira; Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, si dhe kërkesat për Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro dhe Pasqyrave Financiare. Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Manuale & Prezantime – “Detyrimet tatimore nga OJQ-te”.