KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, realizoi seminar për zyrtarët e sektorit të financave të Organizatave Buxhetore

Administrata Tatimore e Kosovës, realizoi seminar për zyrtarët e sektorit të financave të Organizatave Buxhetore.

Tema e cila u prezantuan/trajtua në këtë seminar, ishte:

  • Mbajtja e Tatimit në Burim në Paga dhe Kontribute Pensionale

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i zyrtarëve nga sektori i financave të Organizatave Buxhetore, lidhur me Mbajtjen e Tatimit në Burim në Paga dhe Kontribute Pensionale, si dhe mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit dhe kontributeve të mbajtura në burim.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të këtyre deklaratave.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temës në seminar.

Në këtë seminar numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: zyrtarët nga sektori i financave të Organizatave Buxhetore.

Materiali i prezantuar në këtë seminar është publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Manuale & Prezantime.