KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, realizoi seminar për zyrtarët e sektorit të financave të Organizatave Buxhetore

Publikuar më November 9, 2016 15:58

organizatat_buxh_seminarAdministrata Tatimore e Kosovës, realizoi seminar për zyrtarët e sektorit të financave të Organizatave Buxhetore.

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin:

-Mbajtja e Tatimit në Burim në Paga dhe Kontribute Pensionale

-Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i zyrtarëve nga sektori i financave të Organizatave or_buxh_sem1Buxhetore, lidhur me Mbajtjen e Tatimit në Burim në Paga dhe Kontribute Pensionale, mënyrën e deklarimit dhe pagesës së tatimit dhe kontributeve të mbajtura në burim dhe Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro.

Pjesëmarrësit u njoftuan gjerësisht për mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për plotësimin e drejtë të këtyre deklaratave. Gjithashtu, edhe për Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, janë shpalosur shembuj të ndryshëm, përmes të cilëve pjesëmarrësit u informuan për mënyrën e saktë të raportimit.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e temave në seminar.

Në këtë seminar numri i pjesëmarrësve ishte mjaft i lartë, ku pjesëmarrës ishin: zyrtarët nga sektori i financave të Organizatave Buxhetore.

Materiali i prezantuar në këtë seminar është publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia – Materiale & Prezantime.

 

Administrata Tatimore e Kosovës